Incident në pompën “HIB Petrol” në Prizren: 40-vjeçari i dehur kërcënon menaxherin dhe punëtorët

0
738
Foto: Ilustrim

Pompat e derivateve shpeshherë janë vendi ku mes të rinjve shpërthejnë konfliktet, të cilat për pasojë eskalojnë edhe në përleshje verbale e fizike, si në kanosje. Të tilla raste ndodhin kryesisht në orët e vona të natës, pasi këto biznese veprojnë edhe pas mesnate. Kështu ka ndodhur edhe të shtunën, në restorantin e HIB Petrol në rrugën “Ekrem Rexha” në Prizren, raporton Gazeta Sinjali. 

Këtë herë, i dyshuar është një 40-vjeçar, i cili po dyshohet se për motive ende të panjohura ka kërcënuar menaxherin e kësaj pike, si dhe punëtorët, që kanë qenë brenda hapësirave të pompës.

Burimet nga Prokuroria kanë bërë me dije se bëhet fjalë për G.B., (emër i njohur për redaksinë), i cili derisa ka qenë në gjendje të dehur, ka hyrë në HIB dhe ka filluar t’i kërcënojë punëtorët dhe menaxherin e tyre.

Për shkak të shqetësimit të krijuar, është raportuar menjëherë incidenti, me ç’rast Policia ka intervenuar në vendin e ngjarjes, ku është arrestuar i dyshuari.

Sinjali mëson se i njëjti është shoqëruar në stacion policor, ku fillimisht nuk është intervistuar për shkak të gjendjes së tij, nën ndikimin e alkoolit.

Pas përfundimit të procedurave policore, Prokurori i Shtetit ka urdhëruar caktimin e masës së ndalimit policor dhe inicimin e rastit për veprën penale ‘Kanosje’.  

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here