Incident i rëndë në Prizren, theret me thikë një person

0
658
Foto: Ilustrim

Një incident i rëndë ka ndodhur sot në fshatin Poslishtë në Prizren, ku një person u ther me thikë pas një konflikti verbal, raporton Gazeta Sinjali.

Incidenti u raportua menjëherë në Polici dhe tashmë një person i dyshuar ka përfunduar në pranga.

Sinjali ka mësuar se viktima është dërguar për 5trajtim mjekësor, ndërkaq akoma nuk dihet motivi dhe rrethanat e rastit.

Personi që u arrestua është shoqëruar në stacion policor dhe sipas informacioneve që ka Sinjali, Prokurori i Shtetit ka urdhëruar masën e ndalimit policor ndaj tij.

Sinjali ka kontaktuar Policinë dhe posa të ketë një konfirmim zyrtar, do të iu mbajë të informuar.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here