Inaki Williams: As në ëndrra nuk e kisha imagjinuar, duam Kupën e Mbretit!

0
217

Ath. Bilabo siguroi fazën gjysmëfinale në Copa Del Rey pas triumfit 4-2 ndaj Barcelona-s në “San Mames”, me klubin bask që dhuroi një spektakël të vërtet.

Një mbrëmje e veçantë edhe për sulmuesin Inaki Williams, që u bashkua me skuadrën vetëm pak orë përpara ndeshjes, pasi 29-vjeçari ishte i grumbulluar me Ganën në Kupën e Kombeve të Afrikës dhe vetëm dy ditë më parë ishte në fushë me përfaqësuesen e tij edhe pse në fund nuk ia dolën për të kaluar fazën e grupeve.

Inaki Williams që ndaj katalanasve shënoi një gol dhe dhuroi një asist foli pas takimit me Barcelonën dhe u shpreh shumë i lumtur, ndërsa theksoi se as në ëndrra nuk e kishte imagjinuar diçka të tillë.

“Jam shumë i lumtur, as në ëndrra nuk e kisha imagjinuar diçka të tillë. Ishte një mbrëmje perfekte. Dua të falenderoj klubin dhe tifozët. Gjithçka ndodhi shumë shpejt, nuk kisha kohë as të pushoja, por të them të vërtetën në fund të ndeshjes nuk ndjeja aspak lodhje, isha shumë i emocionuar. Skuadra zhvilloi gjithashtu një ndeshje të madhe, nuk është kurrë e lehtë të fitosh ndaj Barcelonës. Kemi të gjithë të drejtën për të menduar finalen, kemi potencialin e duhur dhe tani unë dua ta fitojmë këtë kompeticion”- përfundoi Williams.

Suksesi në Copa del Rey ka zbutur pothuajse plotësisht zhgënjimin në Kupën e Kombeve të Afrikës, teksa në këtë sezon, Williams ka shënuar 9 gola në 20 ndeshje me baskët, teksa po luan sezonin e tij të 10-të në nivele të larta./SS

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here