Mesfushori gjerman Ilkay Gundogan do të vazhdojë karrierën te Galatasaray në futbollin turk.
Klubi turk konfirmoi të martën transferimin e 34-vjeçarit nga Manchester City, megjithëse Gundogan kishte ende një vit kontratë me klubin anglez.
“Është krenari e madhe të jesh pjesë e komunitetit të Galatasarayt. Jemi ribashkuar. Mezi pres momentin kur do ta vesh atë fanellë dhe do të hyj në stadium. Jam shumë i lumtur. Është një ditë krenarie për mua dhe familjen time. Jemi shumë të emocionuar. Jemi shumë të lumtur që jemi këtu. Shpresojë që do të përshtatem shpejt me ekipin, do të takohem me shokët e mi të ekipit dhe do të luajmë futboll argëtues”, tha Gundogan.