Ilir Cakaj emërohet Administrator i Gjykatës Themelore në Prizren

0
377

Këshilli Gjyqësor i Kosovës, me 10 vota unanime, ka emëruar Ilir Cakajn Administrator të Gjykatës Themelore në Prizren, shkruan 04 Online.

Kryetarja e Gjykatës, Shpresa Emra, e uroi atë për detyrën e re, duke vlerësuar profesionalizmin dhe përkushtimin e tij. Cakaj është zotuar për angazhim maksimal, bashkëpunim me KGjK-në dhe avancim të shërbimeve në shërbim të qytetarëve.

Njoftimi i plotë i Gjykatës Themelore në Prizren

𝐙. 𝐈𝐥𝐢𝐫 𝐂𝐚𝐤𝐚𝐣 𝐞̈𝐬𝐡𝐭𝐞̈ 𝐞𝐦𝐞̈𝐫𝐮𝐚𝐫 𝐀𝐝𝐦𝐢𝐧𝐢𝐬𝐭𝐫𝐚𝐭𝐨𝐫 𝐢 𝐆𝐣𝐲𝐤𝐚𝐭𝐞̈𝐬 𝐓𝐡𝐞𝐦𝐞𝐥𝐨𝐫𝐞 𝐏𝐫𝐢𝐳𝐫𝐞𝐧

KGjK-ja, në mbledhjen e mbajtur me datë 05 shtator 2025, ka aprovuar rekomandimin e Komisionit vlerësues, dhe në mënyrë unanime 10 vota për, Ilir Cakaj është përzgjedhur Administrator i Gjykatës Themelore në Prizren.

Kryetarja e Gjykatës Shpresa Emra, e ka uruar z. Cakaj për detyrën e re, duke theksuar se profesionalizmi, integriteti dhe përkushtimi i tij është i domosdoshëm për funksionimin sa më të mirë të Gjykatës në shërbim të qytetarëve.

Z. Cakaj në plan programin e tij, është zotuar për angazhim maksimal dhe bashkëpunim të ngushtë edhe me KGjK-në, në funksion të avancimit të shërbimeve dhe përmirësimit të qasjes së qytetarëve në drejtësi.

Kryetarja e Gjykatës, gjyqtarët dhe stafi administrativ, i urojmë Administratorit të Gjykatës suksese në rrugëtimin e tij të ri profesional.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here