Ilir Baldedaj e quan Shaqir Totajn si Kryetar të Cikrrimave

0
312

Ilir Baldedaj i cili ditë më parë ka aderuar në LDK, ka hedhur kritika të ashpra në adresë të pushtetit lokal në Prizren.

Baldedaj përmes një reagimi në profilin e tij në ‘Facebook’ ka thënë se ribërja e opozitarizmit në Prizren është çështje e domosdoshme sepse pushteti lokal nga arroganca e vet ka filluar të degradoj qyteti.

“Ribërja e opozitarizmit në Prizren është çështje e domosdoshme sepse ky pushtet nga arroganca e vet ka filluar të degradoj qyteti.
U bënë dy vite keq qeverisje, dhe Talenti i Talentuar me sjelljen e topit të basketbollit dhe krijimin e disa rreth-rrotullimeve është duke menduar se është duke bërë investime kapitale.
Edhe qytetari më i thjesht e din se këto janë investime kozmetike, e që në zhargonin popullor Talentin e Talentuar do ta quanin Kryetar të Cikrrimave.
Talent për këto dy vite qeverisje a mund të numërosh një investim kapital që e ke bërë, vetëm një!
E nëse për ty investime kapitale janë degradimi në çdo pore të qeverisjes, për këtë fort ja ke marrë dorën dhe je i pari kryetar që e sjell Prizren në nivel kaq të ulët të politikbërjes lokale. E ke shndërruar Prizren në qytet ku flet vetëm pazotësia e kësaj qeverisje, asgjë tjetër. Kozmetika politike në Prizren nuk kalon, kot e ke.
Do të kujtohesh si Talent Degraduesi, e atëherë topin ke me sjell vetëm te shtëpia, apo edhe ndokund tjetër, kurrë si dihet!?!?”, thuhet në reagimin e Baldedajt./04 Online

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here