Ilaç që parandalon infektimin me HIV/AIDS

0
282

Një ilaç që parandalon infektimin nga virusi HIV/AIDS ka nisur të testohet në Britaninë e Madhe. Fjala është për një medikament të njohur si PrEP, testimet për të cilin deri më tani janë tepër premtuese.

Shkenëtarët britanikë thonë se nëse ilaçi merret rregullisht përpara çdo marrëdhënieve seksuale. Mundësia e infektimit me HIV/AIDS pas marrjes së këtij ilaçi, edhe nëse nuk përdoret rregullisht, reduktohet deri në 85%.

Sipas revistës shkencore “Lancet” PrEP po testohet në 157 klinika të shëndetit seksual anekënd Britanisë së Madhe dhe është përdorur deri më tani nga 24 mijë pacientë. Deri më tani ka rezultuar efektiv në 99% të rasteve. Zhvillimi i këtij ilaçi është pjesë e planit të qeverisë britanike që deri në vitin 2030 të mos ketë asnjë të infektuar të ri me HIV/AIDS në këtë vend.

Ky virus dëmton rëndë sistemin imunitar dhe mund të shkaktojë edhe vdekje, edhe pse me përmirësimin e kurave, vitet e fundit, vdekshmëria e të infektuarve ka rënë ndjeshëm.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here