IKSHPK-ja me këshilla për pushuesit që shkojnë në det

0
137

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike ka publikuar një listë me këshilla për të gjithë qytetarët që këto ditë të nxehta verore duan t’i kalojnë në det.

Së pari, IKSHPK-ja ka rekomanduar përdorimin e kremit mbrojtës nga dielli, për të mbrojtur lëkurën nga rrezet e dëmshme, raporton Indeksonline.

Instituti rekomandon që të konsumohet sa më shumë ujë, të bartën syzet e diellit dhe kapela, të shmanget noti vetëm, si edhe të kontrollohen kushtet e detit.

Ky është njoftimi i plotë i IKSHPK-së:

Këshilla për pushuesit që shkojnë në det

Pushimet ndihmojnë në ruajtjen e shëndetit dhe mirëqenies së përgjithshme. Pavarësisht nga mosha apo aftësitë fizike, çdo pushues duhet të ketë mundësinë të shijojë kohën e tij pa shqetësime për rreziqet e mundshme.

Pushimet në det janë një mundësi e mirë për t’u relaksuar dhe për të kaluar kohë të mirë me familjen dhe miqtë, por që ato të jenë sa më të rehatshme dhe të sigurta për të gjithë, ndiqni këshillat si në vijim:

•Përdorni krem mbrojtës nga dielli! – Mbrohuni lëkurën tuaj nga rrezet e dëmshme të diellit.

•Pini sa më shumë ujë! – Qëndroni të hidratuar gjatë gjithë ditës.

•Mbani syze dielli! – Mbroni sytë tuaj nga rrezet ultra violet.

•Shmangni notin vetëm! – Gjithmonë notoni me një mik ose nën mbikëqyrje.

•Kontrolloni kushtet e detit! – Respektoni sinjalet dhe paralajmërimet e plazhit.

•Mos harroni kapelën tuaj! – Mbroni kokën dhe fytyrën nga dielli.

Pushime të mbara!

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here