Haziz Hodaj, një prej figurave më të njohura të LDK-së në Prizren dhe Has, prej dekadash mbetet i lidhur ngushtë me jetën politike e kulturore të qytetit, shkruan 04 Online.
Aktiv në Lidhjen Demokratike të Kosovës që nga themelimi, ai ka mbajtur shtatë mandate si kuvendar në Kuvendin Komunal, ku është njohur për zërin kritik ndaj punësimeve partiake dhe mosinvestimeve kapitale dhe shumë qështjeve tjera me interes publik.
Prej vitesh ai është edhe zemra e jetës kulturore në Has, si themelues e drejtues i SHKA “Malësori” dhe i festivalit të njohur “Hasi Jehon”, të cilin e ka ngritur në nivel kombëtar e ndërkombëtar. Për kontributin e tij, ai ka qenë për dekada drejtues i festivalit, duke vazhduar ta mbajë gjallë traditën.
Sot, Haziz Hodaj është pjesë e kryesisë së re të LDK-së në Prizren, ku shihet si një figurë që bashkon politikën me kulturën, duke e bërë të pazëvendësueshëm në jetën publike të qytetit.
Në zgjedhjet lokale të 12 tetorit, Hodaj garon me numrin 5, derisa është shprehur i bindur se Prizreni do të jetë më i zhvilluar nën udhëheqjen e LDK-së.
“Urime dhe suksese Listës së LDK-së në Prizren në krye me Driton Selmanajn!
Me besim në Zot, në vizionin tonë, me përkushtim për qytetarët dhe me dashuri për vendin, jemi të bindur se do ta bëjmë Prizrenin më të zhvilluar, më të bukur dhe më të bashkuar.
Driton Selmanaj 1
Haziz Hodaj 5″, ka thënë Hodaj.