Klubi Basketbollistik “Bashkimi” ka zyrtarizuar Igor Jovović si trajnerin e ri për sezonin 2025/26, raporton 04 Online.
Me përvojë të gjerë ndërkombëtare, Jovović ka drejtuar klube si Budućnost, Zielona Góra, Telekom Bonn dhe Kazma SC në Kuvajt. Ai pritet të sjellë sukses te portokallezinjtë e Prizrenit.
“Zyrtare: Igor Jovović, kryetrajner i ri i KB Bashkimi!


Klubi Basketbollistik Bashkimi ka kënaqësinë të njoftojë emërimin e Igor Jovović si trajneri i ri për sezonin 2025/2026!
Trajneri me përvojë të gjerë ndërkombëtare, Jovović sjell me vete një CV mbresëlënëse:
• Budućnost Voli (2012–2016): Trajner i parë për 3 vite, 6 trofe të fituar
dhe 2 herë gjysmëfinalist i ABA League (2012 & 2015)
* Mitteldeutscher BC (2016–2018): Kampion i ProA dhe promovim në Bundesligën Gjermane (BBL)
* Zielona Góra (2018–2019): Trajner në elitën e basketbollit polak
* Bayern Munich (2019–2020): Ndihmës trajner në BBL dhe EuroLeague
* Telekom Baskets Bonn (2020–2021): Trajner i parë në BBL Bundesligën gjermane
* SYNTAINICS MBC (2021–2023): Trajner i parë për dy sezone në BBL Bundesligën gjermane
* Kazma SC Kuwait (2024/25). Trajner i parë në klubin nënkampion të Kuvajtit

Mirë se erdhe në Prizren, Coach Jovović!
Le të fillojë një kapitull i ri i bashkëpunimit dhe suksesit portokall e zi!”, thuhet në njoftimin e klubit./04 Online