Dje gjatë ditës është raportuar një tentim-grabitje në filialen e ‘FINCA’ në Prizren, ku një person i armatosur kishte tentuar grabitjen e bankës.
I dyashuri gjatë tentim grabitjes është konfrontuar edhe me punëtorin e sigurimit.
Policia e Kosovës ka njoftuar se është identifikuar personi i dyshuar për tentim grabitje, ku edhe i është bastisur shtëpia, por që i njëjti nuk është gjetur në shtëpi.
“Viktima mashkull kosovar punëtor sigurimi në filialin bankar ka raportuar se një person i panjohur i maskuar dhe nën kërcënimin të armës, ka hyrë në objekt dhe në pamundësi për të kryer grabitje është konfrontuar me viktimën dhe është larguar në drejtim të panjohur. Viktima ka pësuar lëndime trupore dhe ka pranuar tretman mjekësor. Gjatë hetimit të rastit, është identifikuar i dyshuari mashkull kosovar dhe me urdhër të prokurorit është bërë bastisja e shtëpisë së të dyshuarit. I dyshuari nuk është gjetur në shtëpi. Rasti nën hetime”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës./04 Online