Këngëtari prizrenas Ideal Çoçaj ka publikuar projektin e tij më të ri muzikor të titulluar “Si ty”, një këngë që pritet të marrë vëmendje në skenën shqiptare. Artistit iu bashkua producenti i njohur Brilantin Hodaj (PRYGO), i cili ka realizuar orkestrimin e këngës, duke sjellë një tingull modern dhe tërheqës, shkruan 04 Online.
Pjesë e projektit është edhe Elite Films, që ka realizuar një videoklip dinamik, ndërsa teksti është shkruar nga UKI, një emër gjithnjë e më prezent në tregun muzikor shqiptar.
Publikimi i “Si ty” vjen në vazhdën e projekteve të shpeshta të artistëve prizrenas që po sjellin risi në estradën shqiptare, ndërsa fansat e Idealit kanë pritur me entuziazëm këngën e tij.
Kënga tashmë është e disponueshme në platformat muzikore dhe në YouTube.













































