Suedia do të sfidojë Poloninë në transfertë nesër në “Stadion Slaski”, sfidë për një biletë në Katar 2022. Një përballje e fortë që do të shohë kundër njëri-tjetrit Zlatan Ibrahimovic dhe Robert Lewandowskit.
Vetëm njëri prej tyre do të luajë në Botëror, teksa trajneri i Suedisë, Jane Andersson, foli rreth formës së sulmuesit të Milanit, i cili sapo është rikuperuar nga dëmtimi.
“Është e vështirë të deklarosh se sa minuta ka në këmbë, por Ibra nuk do e nisë si titullar ndaj Polonisë. Ai mund të futet në lojë gjatë ndeshjes, port ë shohim për sa minuta.
Sot është stërvitur mirë, Zlatan e zhvilloi të plotë seancën stërvitore. Do të vendos për aktivizimin e tij pasi të konsultohem me stafin mjekësor.
Ibra është një armë e rëndësishme për ne, por fatkeqësisht nuk do të mund ta përdorim gjatë gjithë ndeshjes”, deklaroi trajneri i kombëtares nordike./SS