Ibadete Baraliu garon për Kuvendin Komunal të Suharekës nga AAK-ja

0
80

Kandidati për kryetar të Suharekës, Bali Muharremaj, ka prezantuar Ibadete Baraliun nga fshati Bukosh si kandidate për Kuvendin Komunal, shkruan 04 Online.

E diplomuar në Gjuhë dhe Letërsi Shqipe, Baraliu angazhohet për të përfaqësuar interesat e komunitetit dhe për të kontribuar në avancimin e arsimit, kulturës dhe transparencës institucionale, ka thënë në mes tjerash Muharremaj gjatë prezantimit të saj.

Postimi i plotë i Bali Muharremajt

Ibadete Baraliu, banore e fshatit Bukosh, e diplomuar në drejtimin Gjuhë dhe Letërsi Shqipe, është kandidate për Asamblenë Komunale të Suharekës.🤝📚

Me përgatitje akademike dhe përkushtim qytetar, ajo angazhohet për të përfaqësuar denjësisht interesat e komunitetit dhe për të kontribuar në avancimin e arsimit, kulturës dhe transparencës institucionale.

Me dashuri për gjuhën, kulturën dhe përkushtim ndaj komunitetit, ajo synon të sjellë zë të qartë dhe të vendosur në vendimmarrje.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here