Ia kërkoi telefonin për t’ia kontrolluar, gruaja denoncon burrin për dhunë në familje

0
979
Foto: Ilustrim

Rritja e rasteve të dhunës në familje në Kosovë është bërë mjaft shqetësuese. Në të shumtën e këtyre rasteve viktima janë gratë, që përjetojnë dhunë qoftë nga bashkëshortët e tyre apo edhe familjarë të tjerë. Kështu ka ndodhur edhe dje në një familje në Lipjan.

Gazeta Sinjali ka mësuar detaje se si një burrë ka dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij.

Ngjarja dyshohet se ka ndodhur në orët e mbrëmjes, kur Policia ka marrë informacionin nga viktima se burri i saj S.R., po ushtron dhunë në familje. Posa zyrtarët policorë janë aktivizuar dhe kanë dalë në vendin e ngjarjes është kuptuar se deri te konflikti ka ardhur pas një mosmarrëveshje mes tyre, kur i dyshuari i ka kërkuar gruas që t’ia jap telefonin për ta kontrolluar.

Por kjo e fundit ka refuzuar dhe ka njoftuar menjëherë Policinë për presionin nga bashkëshorti.

Pas denoncimit, i dyshuari është shoqëruar menjëherë në stacion policor, ku është intervistuar nga hetuesit në lidhje me rastin për të cilin po dyshohet.

Sinjali mëson se Prokurori i Shtetit ka marrë vendim që të iniciohet rasti “Dhunë në familje” dhe të dorëzohet kallëzim penal ndaj të dyshuarit.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here