I shtati në renditjen e “Topit të Artë”, Salah: U trondita, s’e prisja aspak

0
349

Leo Messi fitoi “Topin e Artë” në vitin 2021, duke fituar garën me Robert Lewandowskin dhe Momo Salah. “Pleshti” fitoi çmimin prestigjioz për herë të shtatë, si askush tjetër në historinë e futbollit.

Salah u rendit në vend të shtatë, edhe pse zhvilloi një sezon të jashtëzakonshëm në aspektin personal. Ylli egjiptian i Liverpoolit është befasuar dhe nuk e ka pritur mirë renditjen finale.

U trondita nga rezultatet e votimeve të ‘Topit të Artë’. Nuk kam shumë për të thënë në lidhje me këtë çështje. Askush nuk priste që të renditesha në vend të shtatë, por ja që ndodhi.

Unë nuk besoj në teoritë e konspiracionit, por zgjedhja që ata bënë mund të mos ketë qenë e saktë. Nuk e di se në çfarë bazohet zgjedhja e tyre. Nuk di çfarë të them, thjesht mbeta i tronditur nga rezultatet.

E njëjta gjë vlen edhe për faktin që nuk u përfshiva në formacionin më të mirë të FIFA-s. Jam i lumtur që ka njerëz që mendojnë se meritoj më shumë”, deklaroi sulmuesi i “The Reds”./SS

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here