I riu në Prizen tenton t’i japë fund jetës së tij, konsumon mbidozë të qetësuesve

0
252

Vetëvrasja është fenomen shqetësues në rritje në shoqërinë tonë. Faktorë rreziku që shtyjnë drejt këtij veprimi shpeshherë mund të jenë gjendja e rënduar psikologjike dhe emocionale, depresioni, ankthi, bipolarizmi, abuzimi me alkool dhe substanca narkotike e gjendja e vështirë ekonomike, raporton Gazeta Sinjali.

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur edhe dje në Prizren, ku një person dyshohet se ka tentuar t’i japë fund jetës së tij, duke konsumuar mbidozë ilaçesh.

Burimet e Gazetës Sinjali brenda Emergjencës së Spitalit Rajonal në Prizren kanë bërë me dije se 21-vjeçari është dërguar atje në gjendje të rëndë për shkak se kishte përdorur një sasi të madhe të qetësuesve.

Pas intervenimit të mjekëve, gjendja e tij shëndetësore është stabilizuar, por i njëjti është hospitalizuar për trajtim të mëtutjeshëm nën përkujdesjen e stafit mjekësor.

Lidhur me rastin është njoftuar edhe Policia e Kosovës të cilët kanë dalë në vendngjarje dhe kanë kontaktuar me gjyshen e viktimës, pasi ky i fundit nuk ka qenë në gjendje që të deklarohet.

Me urdhër të prokurorit, rasti është cilësuar ‘Vetëvrasje në tentativë’.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here