Kryetari Bashkësisë Lokale- Zhur, Behar Begaj, përmes një postimi në llogarinë e tij në facebook, ka njoftuar se, Miran Nasufaj nga ky lokalitet, pasi kishte ndërruar jetë nëna e tij, për të cilen kishte kërkuar ndihmë materiale nga njerëzit që e kanë humanizmin në shpirt për ta dërguar për shërim jashtë Kosovës, një pjesë të të hollave të mbetura i ka kthyer në komisionin për ndihma humanitare të fshatit, ka njoftuar kryetari Begaj.
“Para disa dite në zyrën e BL.Zhur erdhi Miran Avdi Nasufaj për tu takuar me komisionin për ndihma humanitare në Zhur.
Siç e dimë të gjithë se ditë më parë Mirani e kishte nënën e tij të sëmurë e cila vuante nga një sëmundje e rëndë dhe mjekët në spitalin e QKUK-së kishin konstatuar se ajo duhet të dërgohet jasht shtetit për shërim.
Mirani kërkoi ndihmë nga të gjithë ata që kishin mundësi për ta ndihmur dhe sipas Miranit u mblodh një shumë e konsiderueshme e të hollave, por nëna e tij nuk arriti ta përballoj këtë sëmundje dhe pas disa dite ajo ndërroi jetë!
Por Mirani shumën e të hollave që e kishte grumbulluar një pjesë ua ktheu donatorëve, një pjesë e donatorëve ia bënë hallall Miranit dhe një pjesë e mbetur prej 5.000 € Mirani ka vendour që ti dorëzoj komisionit për ndihma humanitare në Zhur të cilat do të dedikohen vetëm për raste urgjente të cilat publikohen në fb!
Një organizim i mirë ishte edhe nga bashkëadhetarët tonë në Zvicërr që kishin mbledhur një shumë të madhe të hollash,por pasi që e ndjera kishte ndërruar jetë,familjarët i njoftuan që ato të holla mos ti dërgojnë.
Në emër të Miranit,të komisionit për ndihma humanitare dhe të BL.Zhur i falenderojmë të gjithë njerëzit e vullnetit të mirë, që çdoher janë të gatshëm të kontribojnë për njerëzit me raste urgjente.”, ka njoftuar kryetari i BL- Zhur, Behar Begaj.