Skuadra e CFR Clujit arriti fitore minimale 1:0 në ndeshjen e parë të fazës finale të play-offit në UEFA Conference League ndaj Paphosit nga Qiproja.
Golin e vetëm në këtë ndeshje e shënoi mesfushori i Kombëtares së Kosovës, Meriton Korenica, shkruan Indeksonline
Korenica pas ndeshjes foli për sajtin zyrtar të klubit dhe u shpreh tejet i lumtur me golin e vetëm të shënuar në këtë ndeshje, që i ndihmoi ekipit të tij të arrij fitore minimale.
“Është një fitore e mirë, nuk ka përfunduar ende. Jam i lumtur që e kam ndihumuar klubin. Goli është i mirë, por jo më i miri. Mendoj se ne kemi një skuadër të fortë, dhe ndeshja e ardhshme do jetë përcaktuese. Do synojmë kualifikimin tutje në fazën e grupeve të UEFA Conference League”, u shpreh Korenica
Për Clujin luajti vetëm Korenica, pasi Armend Thaqi dhe Arlind Ajeti nuk ishin të ftuar për këtë duel. Kujtojmë që ndeshja e kthimit zhvillohet javën e ardhshme.