Flokët janë gjysma e bukurisë së një femre. Imagjinoni sa të bukura janë femrat që kanë flokë të shëndetshme, të shndritshme dhe mbi të gjitha kaçurrela. Kjo është fjalia tipike e një femre xheloze me flokë të drejtë.
Flokët kaçurrela nuk janë gjithmonë meritë e Nënës Natyrë, por edhe i një kujdesi të vazhdueshëm. Më poshtë ju ftojmë të lexoni disa këshilla të vyera për të pasur kaçurrela të përsosura dhe në përputhje me tendencat e fundit të modës.
Maskë me vaj të arrës së kokosit, kastravec dhe vezë
Përbërësit: 1 vezë, 1 kastravec i vogël dhe 1 lugë gjelle vaj të arrës së kokosit.
Kaloni në frulator vezën dhe tulin e kastravecit. Më pas bashkon masën e sipërme me vajin e arrës së kokosit. Pasi maska të jetë bërë kremoze dhe homogjene aplikojeni në flokë dhe masazhojeni për 5 minuta. Lëreni të veprojë për të paktën një orë. Lani kokën me shampon e zakonshme dhe ujë të vakët.
Maskë me birrë dhe limon
Përbërësit: 1 litër ujë, 1 limon i shtrydhur dhe 1 kanaçe birrë 250 ml
Fillimisht zieni ujin. Pasi ta hiqni nga zjarri shtoni birrën dhe lëngun e limonit të shtrydhur. Vëreni sërish të ziejë më zjarr të ulët për dy minuta të tjerë. Pasi të ftohet hidhni masën në një flakon në formë sprucatori dhe njomni flokët në të gjithë gjatësinë e tyre. Mos u ekspozoni direkt në diell. Mund ta mbani në kokë sipas dëshirës. Këshillohet të përdoret dy deri në tre herë në javë.