Aktori britanik, Callum Turner, ka habitur së fundmi me një deklaratë të pazakontë rreth zgjedhjes së roleve të tij në film.
Në një intervistë për Variety, Turner ka zbuluar se tani preferon projekte që nuk përfshijnë skena puthjeje, një vendim që lidhet drejtpërdrejt me jetën e tij personale dhe lidhjen me këngëtaren e famshme, Dua Lipa.
Sipas aktorit, ndarja e qartë mes punës dhe jetës private është bërë gjithnjë e më e rëndësishme për të, duke shtuar se disa kufij dëshiron t’i mbajë vetëm për marrëdhënien e tij personale.
“Edhe pse është pjesë e profesionit tim, puthjet e mia janë vetëm për Duan”, është shprehur Turner.
Ai ka theksuar se kjo zgjedhje nuk e kufizon artistikisht, por përkundrazi e orienton drejt roleve që i japin hapësirë të shfaqë talentin e tij pa krijuar situata të panevojshme apo keqkuptime.
Qëndrimi i aktorit është pritur me interes nga publiku dhe fansat, të cilët e kanë cilësuar si një hap të guximshëm dhe të sinqertë për të vendosur kufij të qartë mes karrierës dhe jetës private.














































