Një rast i posedimit të substancave narkotike është raportuar në stacionin policor në Prizren.
Sipas raportit të Policisë së Kosovës, bëhet e ditur se është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që gjatë kontrollit në banesën e tij janë gjetur dhe sekuestruar 5 qese me substancë të dyshuar narkotike me peshë të përgjithshme 160.34 gram.
Po ashtu, në vendin e ngjarjes janë sekuestruar edhe disa kavanozë, klima dhe një termostat që dyshohet se janë përdorur për të kultivuar bimë narkotike.
Rasti raportohet të ketë ndodhur dje rreth orës 10:20 në Prizren.
Nga policia kanë bërë të ditur se me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.
POSEDIM I SUBSTANCAVE NARKOTIKE / Prizren 29.09.2022–10:20. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që gjatë kontrollit në banesën e tij janë gjetur dhe sekuestruar 5 qese me substancë të dyshuar narkotike me peshë të përgjithshme 160.34 gramë. Poashtu në vendin e ngjarjes janë sekuestruar edhe disa kavanozë, klima dhe një termostat që dyshohet se janë përdorur për të kultivuar bimë narkotike. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.