I gjakosur dhe i rraskapitur, ushtari rus i kapur rob zbulon planet e Putinit për pushtimin e Ukrainës

0
613

Dëshmia e njërit prej ushtarëve rusë të zënë rob nga autoritetet ukrainase është bërë virale për shkak të përmbajtjes së saj.

Ushtari, i cili u dorëzua vullnetarisht, tha se Putin priste të pushtonte Ukrainën për tre ditë.

Ishte Shërbimi  i Sigurisë (SBU) që publikoi pamjet e dëshmisë të regjistruara në një video.

“Na u tha se do të marshonim përgjatë rrugës. Ne morëm ujë dhe ushqim për tre ditë. Ne duhej të ktheheshim në kamp brenda tre ditësh”, tha ai.

SHIKO VIDEON:

https://video.gjirafa.com/275183351-435091665074540-2758945539852295516-n-mp4-2

Sipas tij, nga ushtria janë marrë telefona dhe dokumente. Nuk kishte asnjë kontakt me familjen. I burgosuri vuri në dukje se një luftë po ndodh në Ukrainë, civilët po vdesin.

Ushtari tha se në ditën e dytë të luftës i është prishur mjeti luftarak. Kolona e ushtrisë ruse kaloi dhe nuk pranoi të ndihmojë. Rusët fillimisht u fshehën, dhe më pas iu dorëzuan mbrojtjes territoriale.

Ukrainasit u dhanë të burgosurve ndihmën e parë dhe ushqim. Ai u bëri thirrje rusëve që të ndalojnë luftën, të protestojnë dhe të mos besojnë propagandën ruse. Ai i këshilloi vëllezërit e tij të dorëzoheshin.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here