Frosinone është duke menduar për të përforcuar repartin e mbrojtjes dhe qëllimi kryesor është një nga lojtarët e Milan-it.
Në një prononcim të dhënë së fundmi për mediet italiane, drejtori sportiv i Frosinones u shpreh iu duhet patjetër të afrojnë një mbrojtës.
“Unë mendoj se do të nënshkruaj me një ose dy lojtarë të tjerë. A do të jetë njëri prej tyre mbrojtës krahu? Pikërisht, një mbrojtës i majtë dhe një sulmues, i cili mund të jetë Zerbin apo dikush tjetër”-u shpreh Angelozzi.
Ndërkohë, mediet italiane kanë zbuluar edhe emrin e mbrojtësit që Frosinone synon dhe ai është 18-vjeçari i Milanit, Davide Bartesaghi.