Një numër i madh i të dyshuarve që kërkohen nga organet e rendit arrijnë ta shijojnë lirinë nga arratia. Plot të akuzuar e të dënuar për vepra të ndryshme penale, që kanë ikur nga duart e drejtësisë, shpallen në kërkim dhe ndaj tyre lëshohen urdhëresa, raporton Gazeta Sinjali.
Gjatë ditës së djeshme, Policia e ka arrestuar një person, ndaj të cilit kishte urdhëresë aktive nga Gjykata Themelore në Prizren.
Sinjali ka mësuar ekskluzivisht se bëhet fjalë për Marius Roko, 35-vjeçar, i cili u arrestua nga stacioni policor Alfa në Prizren.
I njëjti u ndalua dhe u verifikua, pasi ishte në listën e personave të kërkuar nga Gjykata Themelore në Prizren.
I riu ishte shpallur fajtor dhe ishte dënuar me 1 vjet e gjysmë burgim efektiv për veprën penale “Rrezikim i trafikut publik”.
Pas përfundimit të procedurave policore, i njëjti është dërguar në njërën nga qendrat korrektuese në vend për ta vuajtur dënimin./Gazeta Sinjali/
Shënim: Personi i apostrofuar në këtë artikull prezumohet i pafajshëm derisa fajësia e tij të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.