Një burrë dyshohet se në gjendje të dehur ka ushtruar dhunë psikike ndaj bashkëshortes së tij.
Viktima e ka denoncuar rastin në polici, ku ka deklaruar se është viktimë e dhunës psikike sistematike nga bashkëshorti i saj, i cili është recidivist i veprave të dhunës.
Si rezultat i denoncimit, i dyshuari është arrestuar dhe është shoqëruar në stacion policor për intervistim.
Me urdhër të prokurorit, I dyshuari është dërguar në mbajtje dhe do të hetohet nën dyshimet për kryerjen e veprës penale ‘Dhunë në familje’.