Marjana Sahitaj nga Shqipëria kishte vetëm pak ditë që ishte martuar dhe vetëm pak ditë e ndanin nga ëndrra e saj për të ikur bashkë më bashkëshortin në Britanin¥ e Madhe, por një shofer i droguar me shpejtësi tepër të madhe i hyri në oborr të shtëpisë duke e shtypur për vdekje.
E gjitha ngjarja ndodhi në fragmente sekondash duke mos i lënë mundësi 25-vjeçares që të shmangej.
Shoferi 40-vjeçari Sajmir Thaçi humbi kontrollin e mjetit tip “Audi”, u përplas me portën e banesës dhe pasi ka hyrë në oborr ka goditur të renë.
Edhe pse familjarët e morën me urgjencë dhe e dërguan në spital, ajo nuk mundit të mbijetonte për shkak të plagëve të rënda që kishte pësuar.
40-vjeçari Sajmir Thaçi rezultoi se ishte i droguar teksa drejtonte makinën me të cilën i mori jetën të resë.
Babai i të ndjerës tregon se e pa ngjarjen dhe se të bijën e gjeti poshtë portës. Bashkë me djemtë ai e dërgoi në spital, por pa mundur ta mbajnë në jetë. /Gazetatema