I dehuri kanos me armë gjahu një person në Prizren, arrestohet nga policia

0
155

Në fshatin Gonje Sello të Prizrenit, një person është arrestuar pasi dyshohet se ka kanosur me armë gjahu një tjetër mashkull kosovar, raporton 04 Online.

Ngjarja ka ndodhur nën ndikimin e alkoolit. Me urdhër të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Fsh. Gonje Sello, Prizren  19.04.2025, 16:45. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti nën ndikim të alkoolit dyshohet se e kishte kanosur me armë gjuetie viktimën mashkull kosovar. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.”, thuhet në raportin e Policisë së Kosovës./04 Online

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here