I bëri hajr rikthimi në Brazil, Neymari shënon një gol të rrallë

0
133

Ylli brazilian, Neymar Jr është kthyer në atë që e njohim të gjithë.

Pas rikthimit të tij te Santosi, menjëherë ka ndikuar me performancat e tij, duke bërë dy asistime dhe duke shënuar një gol.

Madje Neymari shënoi një gol tejet të rrallë në futboll, duke shënuar nga vija e kornerit.

Braziliani, tashmë ka dy gola dhe tre asistime që nga rikthimi i tij te Santosi.

Santosi, mbrëmë fitoi ndaj skuadrës së Internacional de Limeria me rezultat 0-3, me golat e shënuara nga Tiquinho dhe Neymar Jr./IO

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here