Mbrëmjen e djeshme në shtëpinë e “BBVA” janë futur Ilir Shaqiri dhe Donald Veshaj, si finalistët e edicionit të kaluar të këtij formati.
Gjatë qëndrimit me banorët, Donaldi nuk la pa përmendur edhe njërën nga ish-konkurrentet e “BBVA”, Olta Gixharin.
Ai tha se e pëlqente Oltën për shkak se përkundër të tjerëve, kjo çdo gjë që e niste e çonte deri në fund.
“Një gjë që më pëlqeu tek Olta që nuk e bën banorët e tjerë ishte se Olta e bënte të sajën deri në fund”, tha aktori.