Një rast i vjedhjes së rëndë është raportuar në Policinë e Kosovës në Suharekë.
Siç thuhet në njoftimin e policisë, persona të panjohur kanë depërtuar me forcë brenda një objekti dhe kanë arritur që të marrin para të gatshme, shkruan 04 Online.
“Suharekë 20.10.2024-04:05. Është raportuar se persona të panjohur kanë depërtuar me forcë brenda objektit dhe kanë arritur që të marrin para të gatshme. Lidhur me rastin është identifikuar dhe arrestuar i dyshuari mashkull kosovar dhe i njëjti pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës./04 Online