Hygerta hap zemren me Fjollën: E kam peng në jetë që s’kam bërë edhe një fëmijë

0
65

Një bisedë e sinqertë dhe e qetë ka ndodhur së fundmi në shtëpinë e Big Brother VIP Kosova mes Hygertës dhe Fjollës, ku temat kryesore kanë qenë pendesat dhe dëshirat për të ardhmen.

Hygerta ka treguar se ka një pendesë të thellë në jetë: “Jam penduar shumë dhe realisht e kam peng që nuk kam bërë një fëmijë”.

Më tutje thotë: “Nganjëherë janë momente në jetë që nuk i gjykon gjërat si duhet dhe ke pendesa shumë vonë”.

BBVK/YouTube

Fjolla, nga ana tjetër, shprehu dëshirën e saj të madhe për të pasur shumë fëmijë dhe inkurajoi Hygertën, duke i thënë se gjithmonë ekziston mundësia për të ndjekur ëndrrat dhe synimet e zemrës.

Hygerta u shpreh se është në moshën 48-vjeçare dhe mund të jetë vonë, por në anën tjetër vetëm ata janë qe ta ngrenë zemrën peshë, asnjë gjë tjetër.

Biseda e tyre reflekton emocione të thella dhe pasqyron momentet e ndjeshme që shumë njerëz përjetojnë kur reflektojnë mbi zgjedhjet e jetës dhe ëndrrat që mbeten ende të parealizuara. /Telegrafi/

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here