Më datë 29.10.2025, rreth orës 13:30, është raportuar se një person ka pësuar lëndime trupore pasi ka rënë nga skelet e një ndërtese në ndërtim në lagjen “Bajram Curri” në Prizren. Viktima, F.A., mashkull 34-vjeçar nga fshati Caravik i Malishevës, fillimisht është dërguar në Emergjencën e Spitalit Rajonal të Prizrenit në gjendje të rëndë, por më vonë, rreth orës 16:30, është njoftuar se ai ka vdekur në QKUK – Prishtinë.
Në lidhje me rastin, i dyshuari N.B., pronar i kompanisë ndërtimore, pas intervistimit me vendim të Prokurorit të Shtetit është ndaluar për 48 orë, si i dyshuar për veprën penale “Asgjësimi, dëmtimi apo heqja e pajisjeve dhe rrezikimi në vendin e punës”.
Policia, në bashkëpunim të ngushtë me Prokurorin e Shtetit, Inspektoratin e Punës dhe njësitë kompetente hetimore, po ndërmerr të gjitha veprimet e nevojshme për sqarimin e plotë të rrethanave të rastit./TvPz














































