Humb jetën në një aksident trafiku një 40 vjeçar nga Kabashi i Hasit

0
270

Me datë 02.09.2025, rreth orës 12:50, Policia e Kosovës ka pranuar një raport për një aksident trafiku në fshatin Gjonaj, komuna e Prizrenit.

Patrulla policore e Njësisë Rajonale të Trafikut Rrugor ka dalë menjëherë në vendin e ngjarjes dhe ka konstatuar se një këmbësore, M.H., rreth 40 vjeç, nga Kabashi i Hasit, ka humbur jetën si pasojë e aksidentit, pasi është goditur nga një veturë derisa ka qenë duke e kaluar rrugën.

I dyshuari, E.K., 28-vjeçar nga Zymi i Hasit, drejtues i automjetit të përfshirë në aksident, është dorëzuar në Stacionin Policor të Njësisë Rajonale të Trafikut Rrugor në Prizren.

Policia, në bashkëpunim me Prokurorinë, po ndërmerr veprimet e nevojshme për të sqaruar të gjitha rrethanat e rastit.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here