Hugo Ekitike pranë transferimit te Liverpool për 95 milionë euro

0
88

Liverpool është shumë pranë goditjes së madhe të merkatos, me sulmuesin francez Hugo Ekitike që pritet t’i bashkohet klubit nga Premier League, shkruan 04 Online.

Sipas mediave ndërkombëtare, marrëveshja është arritur për një shumë mbi 90 milionë euro, që me bonuse mund të shkojë deri në 95 milionë euro. Ekitike do të nënshkruajë një kontratë gjashtëvjeçare, e vlefshme deri në qershor të vitit 2031.

Raportohet se vetë lojtari ka insistuar për kalimin te Liverpool, duke e bërë të qartë se dëshira e tij e vetme ishte të transferohej në “Anfield”.

Ky transferim i shumëpritur shihet si një hap strategjik për trajnerin Arne Slot, i cili do ta ketë Ekitike në qendër të projektit të tij të ri me “The Reds”./04 Online

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here