Hoxhaj thotë se Spanja ka qëndrimet e njëjta si të Kremlinit ndaj Kosovës

0
139

Ish-ministri i jashtëm i Kosovës, Enver Hoxhaj, ka reaguar ndaj Spanjës, ministria e jashtme e së cilës dje thanë se njohja ndaj Palestinës erdhi pasi, sipas tyre, Palestina është ndryshe nga rasti i Kosovës.

Nga ministria e jashtme e Spanjës dje thanë se njohja e shtetit të Palestinës nga ana e Spanjës nuk cenon integritetin territorial të Izraelit, pasi, sipas tyre, ky territor nuk ka qenë asnjëherë ligjërisht pjesë e shtetit të Izraelit.

Ish-ministri i jashtëm i Kosovës, nënkryetari i Kuvendit Enver Hoxhaj, i ka reaguar Spanjës për këtë deklaratë duke thënë se politika e jashtme e Spanjës duket se përputhet më shumë si solidaritet ndërkombëtar kundër imperializmit perëndimor.

“Politika e jashtme e Spanjës duket se përputhet më shumë si solidaritet ndërkombëtar kundër imperializmit perëndimor, siç dëshmohet nga mosnjohja e Kosovës nga ana e saj, në vend që të demonstrojë solidaritet dhe përkushtim evropian tipik për një anëtar të BE-së dhe NATO-s. Spanja është në një barkë me Kremlinin në Kosovë!”, ka shkruar Hoxhaj në rrjetin social X.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here