Hoxhaj: Të formohet komisioni vlerësues për dëmet e shkaktuara nga hajnat disa fermerëve në Kobaj, Vlashnje e Zhur

0
256

Asambleisti nga radhët e partisë GUXO, Petrit Hoxhaj, i ka bërë thirrje institucioneve lokale që të formojnë një komision vlerësues për dëmet e shkaktuara nga hajnat disa fermerëve në komunën e Prizrenit.

Ditë më parë, hajnat kanë arritur të vjedhin në fermat e fshatit Kobaj, Vlashnje dhe Zhur, shkruan 04 Online.

Hoxhaj ka bërë me dije se qëllimi i formimit të këtij komisioni është që të bëjë vlerësimin dhe kompensimin e dëmit të krijuar.

Postimi i plotë:

I nderuar Kryetar Shaqir Totaj ,
I nderuar Drejtor i Bujqësisë Bexhat Bytyqi
Me lejoni te ju dretohem në emer të bujqëve e fermerve , të cilët janë të shqetësuar me një fenomen që po ndodh kohëve të fundit në komunën tonë.
Brenda 2 muajve janë thyer 6 ferma ne Fsh Kobaj, Vlashnje dhe Zhur, ku caku i tyre ishte vjedhja e bagëtive nga hajdutet duke e dëmtuar fermat e tyre.
Nuk është hera e parë që po ndodhin këto vjedhje dhe frika e zhgënjimi i fermërve është duke u rritur në kohen kur Ministria veq se është duke shtuar përkrahjen ndaj blegtorëve.
I nderuar Kryetar Totaj
Fermerët për të ruajtur bagëtitë e fermat e tyre kan filluar edhe të bëjnë roje për mbrotjen e pronat e tyre .
Kërkoj që sa më shpejtë të formosh një komision vlerësues dhe të gjej mënyrën për të kompensuar dëmin. Poashtu kërkoj rritjen e bashkëpunimit me policinë duke shtuar sa më shumë
patrollimet të policisë gjatë natës .
Mendoj që Këshilli Komunal për Siguri në Bashkësi (KKSB) nuk është duke e bër punën sa duhet, dhe nuk mjafton veq mbledhje sa për të përmbushur një detyrim ligjor, por duhet punë, shumë punë për tu bërë për të treguar rezultate që janë për mbrojtjen dhe sigurin e qytetarve të Komunës së Prizrenit.
Ju jeni i pari i kesaj komune dhe pergjegjesija bie mbi ju edhe per sigurinë dhe mbrojtjen e pronës se qytetareve të te Komunës së Prizrenit.
Me respekt Petrit Hoxhaj- Antar i Kuvendit Komunal Prizren

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here