Edmond Hoxha, kandidat për deputet nga AAK-ja, mori pjesë në takimin me banorët e lagjeve “Tusuz” dhe “Hoqa Mahallë”, ku diskutuan për situatën politike dhe nevojën për ndryshim.
Hoxha theksoi rëndësinë e largimit të qeverisjes aktuale dhe hapjen e rrugës për zhvillim ekonomik dhe mirëqenie për qytetarët. “Së bashku mund ta ndërtojmë një të ardhme më të mirë për Kosovën,” tha ai.
Postimi i plotë i Hoxhës:
Në takim me banorët e lagjeve “Tusuz” dhe “Hoqa Mahallë”, sonte, patëm mundësinë të diskutojmë për situatën aktuale politike në vend. Theksuam rëndësinë e madhe për ndryshimin e kësaj qeverisjeje të dëmshme dhe hapjen e rrugës drejt zhvillimit ekonomik e mirëqenies për qytetarët. Së bashku, mund ta ndërtojmë një të ardhme më të mirë për Kosovën!