Kandidati për Kuvendin Komunal të Prizrenit nga partia GUXO, Petrit Hoxhaj, ka publikuar një video ku prezanton disa nga projektet dhe punët e realizuara gjatë këtij mandati në fshatin Vlashnje, shkruan 04 Online.
Hoxhaj thekson se angazhimi i tij nuk ka qenë thjesht për fjalë, por përmes veprave konkrete.
“Në këtë video janë paraqitur vetëm një pjesë e punëve që janë realizuar në Vlashnje gjatë këtij mandati. Premtimet që i kam dhënë, i kam mbajtur me punë e përkushtim ndaj fshatit tonë. Por puna nuk ndalet këtu — ka edhe shumë për të bërë!”, ka thënë Hoxhaj
Ky mesazh tregon fokusin e Hoxhajt në vijimin e projekteve të zhvillimit lokal dhe angazhimin për përmirësimin e infrastrukturës dhe shërbimeve për banorët e Vlashnjes.