Hoxhaj: Në Poslisht kemi krijuar një vend turistik, një model zhvillimi dhe një krenari të përbashkët për të gjithë banorët

0
150

Asambleisti i partisë GUXO në Prizren, Petrit Hoxhaj, ka deklaruar se përmes angazhimit të tij të vazhdueshëm dhe kërkesave ndaj Drejtorisë së Turizmit, ka arritur që të nisin dhe realizohen investime me rëndësi në fshatin Poslisht gjatë viteve 2020/21, raporton 04 Online.

Hoxhaj thekson se këto investime tashmë janë përfunduar me sukses dhe Poslishti është rikthyer në qendër të vëmendjes të shumë vizitorëve dhe turistëve. Ai shton se vendi po gjallërohet ekonomikisht, me hapjen e kafiterive dhe restoranteve që po frekuentohen nga vizitorë dhe qytetarë.

Reagimi i plotë i Petrit Hoxhajt

Poslishti – Fshat Turistik i Komunës sonë!

A ka gjë më të bukur se kur një vend, një fshat i tëri, merr epitetin “fshat turistik”?

Në vitin 2020/21, falë angazhimit tonë të vazhdueshëm dhe kërkesave të përsëritura ndaj Drejtorisë së Turizmit në Prizren kemi arritur që të fillojnë investimet e para në fshatin Poslisht. Sot, me krenari mund të themi se këto investime kanë përfunduar me sukses dhe ky vend i bukur tashmë është shpallur fshat turistik!

Qindra vizitorë e frekuentojnë Poslishtin për të parë burimin natyror të ujit, për të shijuar qetësinë dhe bukurinë që ky vend ofron. Falë përkrahjes dhe insistimit tonë, ky fshat ka filluar të gjallërohet edhe ekonomikisht – janë hapur kafiteri, lokale dhe restorante që frekuentohen nga vizitorë, qytetarë dhe banorë të zonës. Ky është zhvillim konkret, i prekshëm, që na bën të ndjehemi krenarë!

Ndërsa shumëkush ka thënë se si Asambleist kam lobuar vetëm për fshatin Vlashnje, e vërteta është krejt ndryshe: Poslishti dhe zona e Gurrës kanë qenë po ashtu pjesë e pandarë e prioriteteve tona. Kemi bërë përpjekje të vazhdueshme për të përfshirë këtë lokalitet në planet zhvillimore të Komunës, dhe si rezultat, në vitin 2021 janë realizuar edhe investime konkrete në infrastrukturën e Gurrës – përfshirë ndriçimin dhe rregullimin e rrugëve.

Kjo është një dëshmi se kur punohet me përkushtim dhe me vizion për të mirën e përbashkët, arrihen rezultate që lënë gjurmë. Kemi krijuar një vend turistik, një model zhvillimi dhe një krenari të përbashkët për të gjithë banorët.

Me nderime,

Petrit Hoxhaj

Asambleist në Kuvendin Komunal të Prizrenit

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here