Asambleisti i GUXO në Prizren, Petrit Hoxhaj, e ka quajtur të papranueshëm largimin e projektit për shtatoren e Presidentit Rugova nga buxheti, raporton 04 Online.
Ai kërkon që vendimi të rishqyrtohet dhe shtatorja të realizohet siç ishte planifikuar.
Reagimi i plotë i Petrit Hoxhaj
Mashtrimi i radhës i PDK-së ndaj LDK-së – dhe heshtja e pafalshme e LDK-së në Prizren
Paramendoni: para një viti, LDK-ja e ka propozuar dhe ka pas nje kodë buxhetor ndërtimi i një shtatoreje të Presidentit historik, dr. Ibrahim Rugova, në PrizrenNjë iniciativë e drejtë dhe e domosdoshme për të nderuar simbolin e shtetësisë sonë. Por sot, kur jemi në fund të mandatit, e vërteta është krejt ndryshe: ajo shtatore nuk do të ndërtohet fare!
Nuk është në asnjë projekt konkret dhe nuk është as pjesë e propozim-buxhetit për vitin 2026. Pra, çdo premtim që është bërë për këtë çështje ka qenë vetëm një mashtrim politik.
PDK-ja e ka përdorur këtë ide të LDK-së vetëm për t’ia zënë gojën përkohësisht, duke e lënë në pritje dhe iluzione boshe. Por duhet thënë edhe diçka tjetër, me plot përgjegjësi: edhe vetë LDK-ja mban përgjegjësi, ja ka majte zhagin PDKs, nuk ka qenë e zëshme dhe këmbëngulëse gjatë gjithë këtij mandati për këtë projekt. Ka munguar presioni institucional, interpelancat dhe kërkesa e vazhdueshme në Kuvendin Komunal.
Tani, në fund të mandatit, ideja e PDK-së është ta fusë ndërtimin e shtatores në buxhetin e vitit 2026 – një manovër e pastër për të vazhduar mashtrimin ndaj elektoratit. Për një vit të tërë, PDK-ja dhe përfaqësuesit e saj kanë deklaruar publikisht se “jemi duke punuar për shtatoren e Presidentit Rugova”, ndërkohë që në prapaskenë asgjë nuk ka lëvizur.
Kjo është jo vetëm mungesë serioziteti, por edhe një trajtë klasike e mashtrimit politik. Qytetarët e Prizrenit, dhe veçanërisht votuesit e LDK-së, kanë të drejtë të ndihen të tradhtuar – sepse janë gënjyer me qëllim dhe me vetëdije.