Hoxhaj: Kërkoj besimin për mandatin e tretë në Kuvendin e Prizrenit, ju garantoj se do të jem zëri i secilit qytetar pa dallim etnie, feje apo bindjeje politike

0
60

Kandidati i partisë Guxo për Kuvendin e Prizrenit, Petrit Hoxhaj, u ka bërë thirrje qytetarëve që më 12 tetor të votojnë për bartësin e listës Haxhi Avdyli dhe më pas për numrin 5, kandidaturën e tij, shkruan 04 Online.

Hoxhaj tha se do të jetë zëri i çdo qytetari pa dallime dhe se nuk ofron premtime boshe, por veprime konkrete për të mirën e komunës.

Postimi i plotë i Petrit Hoxhajt

Më 12 tetor ju ftoj të votoni për partinë Guxo dhe bartësin e listës Haxhi Avdyli , e më pas për numrin 5 kandidaturën time për Asamblenë Komunale të Prizrenit.

Duke më dhënë besimin për mandatin tim të tretë, unë ju garantoj se do të jem zëri i secilit qytetar pa dallim etnie, feje apo bindjeje politike.

Si deri më tani, do të vazhdoj të punoj me secilin dhe për secilin, duke mbrojtur interesat dhe të mirat e komunës sonë. Ne nuk japim premtime boshe, por veprime konkrete, së bashku si një zë i përbashkët në Kuvendin Komunal.

E ardhmja i takon atyre që guxojnë, prandaj guxoni për të ardhmen tuaj!

Petriti 🖐️

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here