Zhuri është fshati më i madh në Prizren, por atje banorët nuk janë shumë të kënaqur me investimet që kanë ndodhur në dy dekadat e fundit.
Asambleisti i partisë “GUXO”, Petrit Hoxhaj, ka thënë se pushteti lokal duket se e ka harruar këtë lokalitet, duke mos investuar në projektet që kanë rëndësi në jetën e komunitetit atje, shkruan 04 Online.
“Fshati Zhur duket se është harruar nga pushteti lokal, problemet janë pothuajse të njëjta. Mbizotëron çështja e mungesës së ujit, mungesa e shërbimeve publike siq edhe shihen në foto mungon ndriqimi publik, infrastruktura rrugore etj.
Më e keqja është se fshati po shpopullohet, të rinjët dhe mosha e mesme po ikin rrugëve të gurbetit ndërsa Zhuri duket si asnjëherë më parë i boshatisur”, ka thënë Hoxhaj./04 Online