Hoxhaj: Do të marr pjesë në çdo tubim elektoral të organizuar nga partitë politike në Vlashnje, Kobaj dhe Muradem

0
88

Kryetari i Bashkësive Lokale në fshatin Vlashnje, Kobaj dhe Muradem, Petrit Hoxhaj, përmes një shkrimi në profilin e tij në ‘Facebook’ ka njoftuar se do të merr pjesë në çdo tubim elektoral të organizuar nga partitë politike në këto lokalitete.

Hoxhaj pjesëmarrjen në të gjitha aktivitetet politike e ka arsyetuar, për siç ka thënë, të tregoj respekt të barabartë për të gjitha forcat politike dhe të siguroj që procesi elektoral të zhvillohet me dinjitet dhe në frymën e bashkimit për të mirën e përgjithshme.

“Si Kryetar i LB Vlashnje Kobaj dhe Muradem, dëshiroj të njoftoj të gjithë banorët e këtyre fshatrave se do të marr pjesë në çdo tubim elektoral të organizuar nga partitë politike në këtë lokalitet. Qëllimi im është të tregoj respekt të barabartë për të gjitha forcat politike dhe të siguroj që procesi elektoral të zhvillohet me dinjitet dhe në frymën e bashkimit për të mirën e përgjithshme.
Ky angazhim vjen nga besimi im i palëkundur se, përtej ndasive politike apo ideologjike, të gjithë ne jemi pjesë e një komuniteti të përbashkët, jemi shqiptarë, dhe kemi përgjegjësinë të ndërtojmë një të ardhme më të mirë për këtë vend. Ftoj të gjithë banorët e Vlashnjes, Kobajit dhe Murademit që të marrin pjesë në këtë proces me pjekuri dhe respekt për njëri-tjetrin, duke treguar shembullin e një uniteti të vërtetë.
Me respekt dhe përkushtim,
Petrit Hoxhaj
Kryetar i LB Vlashnje Kobaj dhe Muradem”, ka thënë Hoxhaj./04 Online

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here