Hoxhaj: Disa fshatra të Vërrinit e Hasit pa energji elektrike, deputetët e Prizrenit të ngritin shqetësimet tona në kuvend

0
326

Problemet rreth energjisë elektrike janë aktuale në disa fshatra të Prizrenit si rezultat i motit të keq që ka mbretëruar disa ditë e javë më parë.

Sigurisht, mungesa e energjisë elektrike ka shkatuar frustrim tek qytetarët në këto treva, përkatësisht në disa fshatra të Hasit e të Vërrinit. Lidhur me këto probleme pati edhe protesta para zyreve të KEDS-it në Prizren.

E si rrjedhojë, asambleisti i partisë “GUXO” pranë Kuvendit të Prizrenit, Petrit Hoxhaj iu është drejtuar deputetëve në Kuvendin e Kosovës që vijnë nga Prizreni që të ushtrojnë ndikimin e tyre me qëllim që të intervenohet sa më shpejt në sanimin e këtyre problemeve në terren.

“Deputet te nderuar z. Haxhi Avdyli z. Artan A. Abrashi z.Arber A. Rexhaj zj Drita Millaku Z.Anton Çuni , z.Driton Selmanaj ju lutemi qe te mirrni parasyshe kerkesat e qytetarve te Komunes se Prizrenit dhe te ngrisni si shqetesim gjendjen e energjis elektrike per pjesen e fshatrave te Hasit, Nashec, Grazhdanik, Kobaj , Vlashnje e Muradem , afer 1 muaj nuk furnizohen ne menyr te rregullte me energji elektrike , gjendja eshte shum alarmante dhe shqetesuse.
Jemi ne kohen kur gyrbetqaret tan po kthehen ne shtepit e tyre , ne kohen e dimrit ku me se shumti kem nevoj per ambiente te ngrohta, jemi ne festat e fund vitit.
Ne emer te shum perfaqesusve te ketyre lagjeve e fshatrave ju beje apel per ngritjen e shqetesimit te tyre”, ka shkruar në profilin e tij në ‘Facebook’ Hoxhaj./04 Online

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here