Hoxha: Vlerat e luftës dhe dinjiteti i veteranëve janë prioritet i AAK-së

0
45

Kandidati për deputet nga AAK-ja, Edmond Hoxha, së bashku me kandidatët e koalicionit ishte pjesë e takimit me Organizatën e Veteranëve të Luftës së UÇK-së në Prizren, ku u prit nga kryetari Isa Berisha.

Gjatë takimit, Hoxha prezantoi vizionin e kryeministrit Ramush Haradinaj për një Kosovë të zhvilluar, duke theksuar rëndësinë e ruajtjes së vlerave të luftës dhe përkujdesjes për kategoritë e dala nga UÇK-ja.

Postimi i plotë i Hoxhës:

Sot zhvilluam një takim me Organizatën e Veteranëve të Luftës së UÇK-së në Prizren, ku u mirëpritëm nga kryetari Isa Berisha.

Gjatë këtij takimi, shpalosëm vizionin e kryeministrit Ramush Haradinaj për një Kosovë të zhvilluar, ku vlerat e luftës dhe dinjiteti i kategorive të dala nga lufta e UÇK-së zënë një vend të veçantë.

#AAK137

#edmondhoxha98

#koalicionipërkosovënfituese

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here