Kandidati për deputet nga AAK-ja, Edmond Hoxha, së bashku me një delegacion të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës dhe përfaqësues të Demokracisë Konservatore, vizituan kompaninë prodhuese MEKA në Dragash.
Në takim me drejtorin Pirro Piraj, diskutuan për shqetësimet e bizneseve dhe planet konkrete të koalicionit për zhvillimin ekonomik të vendit. Hoxha vlerësoi rëndësinë e bashkëpunimit për krijimin e kushteve më të mira për bizneset vendore.
Postimi i plotë i Hoxhajt:
Ishte kënaqësi e veçantë që sot, të vizitonim kompaninë vendore prodhuese MEKA në Dragash.
Një delegacion nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, së bashku me Kryetarin e Demokracisë Konservatore, z. Abdullah Klinaku, kandidaten për deputete znj. Luljete Berisha si dhe anëtare nga AGK dega në Prizren patem rastin që me drejtorin, z. Pirro Piraj, të diskutojmë mbi shqetësimet e bizneseve, si dhe planet tona konkrete si Koalicion për zhvillimin ekonomik të vendit.