Kandidati për deputet, Edmond Hoxha, ka marrë pjesë në një takim të organizuar në konakun e familjes Kastrati në Prizren, me ftesë të asambleistit dhe nënkryetarit të AAK-së, Bajram Kastrati.
Në këtë tubim, Hoxha ka vlerësuar kontributin e familjeve që kanë dhënë shumë për lirinë e Kosovës, duke theksuar se Arbana, ashtu si e gjithë Kosova, rriti trima që kurrë nuk u përkulën para pushtuesit.
Postimi i plotë:
Me ftesë të asambleistit dhe nënkryetarit të AAK-së në Prizren, Bajram Kastratit, ishte kënaqësi të mblidhemi në konakun e familjes Kastrati, në një pritje të ngrohtë dhe plot vlera.
Arbana, ashtu si e gjithë Kosova, rriti trima që kurrë nuk u përkulën para pushtuesit në luftën për liri. Sot, me të njëjtin vullnet dhe përkushtim, po ndërtojmë të ardhmen e vendit tonë.
Me Kosovën Fituese!