Hoxha: Anadrinia mbështet programin për zhvillimin e Kosovës nën udhëheqjen e Ramush Haradinajt

0
27

Edmond Hoxha, kandidati për deputet nga AAK-ja, së bashku me kandidatët tjerë për deputetë nga koalicioni “Për Kosovën Fituese”, zhvilluan një takim me elektoratin e Anadrinisë, ku morën mbështetje për zgjedhjet e 9 shkurtit.

Gjatë këtij takimi, Hoxha theksoi se, si pjesë e aktiviteteve për shpalosjen e programit zgjedhor, ata patën kënaqësinë të takojnë banorët e Anadrinisë dhe të diskutojnë për vizionin e kryeministrit Ramush Haradinaj për një Kosovë më të fortë dhe të zhvilluar.

Hoxha u shpreh i bindur se ky vizion do të sjellë zhvillim dhe përparim për të gjithë qytetarët e Kosovës.

Postimi i plotë i Hoxhajt:

Në kuadër të aktiviteteve për shpalosjen e programit zgjedhor, sonte patëm kënaqësinë të takojmë banorët e Anadrinisë. Gjatë këtij takimi, diskutuam për vizionin e kryeministrit Ramush Haradinaj për një Kosovë më të fortë dhe të zhvilluar.

Faleminderit të gjithëve për pjesëmarrjen dhe përkushtimin! Bashkë drejt një të ardhmeje më të mirë!

#AAK137

#edmondhoxha98

#koalicionipërkosovënfituese

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here