Ndihmës Sekretari amerikan për Byronë Ndërkombëtare të Narkotikëve dhe Çështjeve të Zbatimit të Ligjit, Todd Robinson, po qëndron për një vizitë zyrtare në Kosovë.
Me këtë rast, ambasadori i ShBA-së Jeffrey Hovenier, ka organizuar pritje për zyrtarin e lartë amerikan.
Hovenier tha se me kënaqësi ka mirëpritur zyrtarët e qeverisë, përfaqësuesit e drejtësisë dhe shoqërisë civile për t’u takuar dhe folur me Robinson.
Ai u shpreh se është krenar me punën që po bëhet për të avancuar sundimin e ligjit në Kosovë.
“Ishte kënaqësi që mirëprita zyrtarë të qeverisë, përfaqësues të drejtësisë dhe shoqërisë civile, dhe partnerët e INL-së në një pritje për t’u takuar dhe folur me Ndihmës Sekretarin Todd Robinson gjatë vizitës së tij në Kosovë. Krenar për punën që po bëjmë së bashku për të avancuar sundimin e ligjit në Kosovë”, shkroi Hovenier në platformën “X”.